Home / Ekonomia / Ankand bono thesari-Interesat u ulën në minimumin 2.87%

Ankand bono thesari-Interesat u ulën në minimumin 2.87%

Interesat e Bonove të Thesarit u ulën sërish në ankandet e të martës, duke prekur minimume të rinj historikë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bonot me maturim 6 mujor u emetuan me një interes mesatar të ponderuar prej 2.87%, më i ulëti i regjistruar ndonjëherë.

Qeveria siguroi me sukses shumën e shpallur prej 5.1 miliardë lekësh, ndërkohë që kërkesa totale për të blerë bono në ankand preku shumën e afro 5.5 miliardë lekëve.

Edhe bonot maturim 12 mujor konfirmuasn interesa mjaft të ulët, në nivelin 3.21%, po aq sa në ankandin e mëparshëm. Kërkesat në ankand arriti shifrën e 6.5 miliardë lekë, ndërsa shuma e shpallur për financim nga qeveria shqiptare ishte 5.3 miliardë lekë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: