Politika

PD: 5 miliardë lekë për mikun dhe klientin e Edi Ramës

Partia Demokratike bëri me dije se “OSHEE-ja do të hapë pas pak orësh zarfat për të shpërblyer me 5 milionë dollarë një mik e klient të vjetër të kryeministrit Edi Rama, me të cilin ai ka marrëdhënie që në kohën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”.

Zëdhënësja e PD-së, Orjela Nebiaj tha se OSHEE-ja po përdoret si mashë dhe paratë që do t’i jepen ndërtuesit të Edi Ramës, siç e quajti ajo, janë marrë me dhunë nga shqiptarët e varfër për ndërtimin e godinës së re të OSHEE-së.

“A është paracaktuar fituesi për tenderin e godinës së kësaj kompanie? A janë bërë kriteret enkas për fituesin e paracaktuar? Pse nuk ka transparencë për paratë e shqiptarëve? Pse shpenzohen paratë e shqiptarëve për zyrat e reja luksoze? Kush mban përgjegjësi për këtë aferë korruptive?”, pyeti zëdhënësja e demokratëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button