Home / Parlamentare / Meta: Mirënjohje Gjermanisë për statusin dhe përkrahjen e vazhdueshme

Meta: Mirënjohje Gjermanisë për statusin dhe përkrahjen e vazhdueshme

Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-priti-Deputetin-e-Bundestagut-Gjerman-Philipp-Missfelder-1-583x350Statusi kandidat për Shqipërinë ishte i merituar dhe një lajm i mirë për rajonin, duke bërë një vlerësim të veçantë për politikën konstruktive rajonale të Shqipërisë.

Kështu deklaroi sot Zëdhënësi për Politikën e Jashtme të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman, njëkohësisht anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme, Philipp Missfelder në takimin me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Kryeparlamentari shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe miratimin nga Gjermania të statusit të vendit për Shqipërinë.

Meta theksoi se Shqipëria e vlerëson përkrahjen dhe asistencën gjermane për avancimin në fazat e ardhshme të integrimit evropian.

Dy bashkëbiseduesit, ndanë bindjen se forcimi i shkëmbimeve dhe bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman i shërben forcimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve. Në këtë kontekst të dy vendet inkurajojnë intensifikimin e kontakteve mes dy institucioneve homologe.

Kryetari Meta dhe Deputeti Missfelder biseduan në përfundim rreth zhvillimeve të fundit ndërkombëtare dhe rajonale, duke nënvizuar se përqasja konstruktive në rajon i shërben perspektivës evropiane të të gjithë vendeve të Ballkanit. Në këtë kuadër, z. Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e vazhdueshme të deputetëve gjermanë ndaj Shqipërisë dhe rajonit të Evropës Juglindore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: