Sporti

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Rama: Një sfidë për historinë, të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse

bbbbHapësira e gjelbër që ndodhet në oborrin e kryeministrisë do të kthehet sërish në një ministadium ku nëpërmjet një monitori të madh,  tifozat shqiptarë do të kenë mundësi të ndjekin ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila do të  zhvillohet më  datë 08 tetor, në  orën 20:45,  në stadiumin “Elbasan Arena”.

”Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë. Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur”, shkruan sot në Facebook, Kryeministri Edi Rama.

Por mbi të gjitha, vijon më tej Rama, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit”.

“Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës”, deklaron Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button