Sporti

Ndeshja me Serbinë, De Biasi: Kundërshtar i fortë, por jemi të përgatitur

aaaaaaTrajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi e ka konsideruar ndeshjen e 8 tetorit përballë Serbisë si një takim mjaft të rëndësishëm ku motivimi i lojtarëve është në nivelet më të larta. Një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes me Serbinë, trajneri De Biasi, në një konferencë për mediat ka deklaruar se tensioni në këtë ndeshje është normal. “Për mua tensioni është në nivele normale, është një ndeshje e rëndesishme, tensioni është ai i duhuri. Kam pasur ide të qarta, pjesa më e rëndësishme e lojtërëve janë disponibël për këtë ndeshje. Kundërshtari është i fortë, ka lojtarë që luajnë në ekipe të mira, por ne jemi te pergatitur”, ka theksuar De Biasi.

Pyetjes se sa e njeh kundërshtarin , duke qene se ndeshja e parë zgjati rreth 40 minuta, De Biasi u shpreh se, “Nuk besoj se është ndonjë handikap i madh. Për ato minuta që kemi qenë në fushe ne kemi bërë një lojë të mire”.

“Ne kundërshtarin e njohim mirë, dhe qëllimi është rezultati pozitiv. Në do të futemi në lojë për të fituar ndeshjen. Në hymë në fushë duke respektuar kundërshtarin, por duke arritur objektivat tona”, ka thënë ai. Më tej,  De Biasi ka nënvizuar se për një trajner kjo është ndeshja më e thjeshtë për tu përgatitur, sepse lojtarët e kanë motivimin brenda. “Besoj që ne duhet të jemi inteligjentë në fushë dhe të shfrytëzojmë goditjet e këndit apo ato të dënimit për të fituar”, është shprehur trajneri i Kombëtares.

Lidhur me gjendjen e lojtarëve dhe formaionin De Biasi ka theksuar se ka pasur ide të qarta që në fillim. “Të gjithë lojtarët janë të gatshëm dhe të motivuar për këtë ndeshje”. Ndërsa Serbinë, De Biasie e ka cilësuar si një kundërshtar shumë të fortë. “Serbia ka lojtarë që luajnë në klube evropiane, por mendoj se edhe ekipi ynë ka mjaft cilësi”.

Cana: Kombëtarja pranë ëndrrës për të luajtur në Evropian

aaaaaaaPër kapitenin e ekpit kombëtar, Lorik Cana, Kombëtarja është fare pranë ëndrrës për të luajtur për herë të parë në fazën finale të një kampionati evropian. Cana është shprehur se, ndeshja do të luhet duke respektuar kundërshtarin, por duke besuar në forcën tone”. “Lojtarët të fokusuar tek përgatitja për ndeshjen”, ka siguruar Cana, duke shtuar se, “mënyra e përgatitjes së kësaj ndeshjeje nuk dallon nga ndeshjet e tjera”. Cana ka vlerësuar punën e trajnerit de Biasi me kombëtaren shqiptare duke theksuar se, me tranerin De Biasi kombëtarja është rritur si skuadër dhe këtu em rënësi ka qenë përgatitja në grup”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button