Home / Bota / KE i shqetësuar nga rritja e ksenofobisë në Gjermani

KE i shqetësuar nga rritja e ksenofobisë në Gjermani

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claud Juncker e sheh me shqetësim të madh rritjen e ksenofobisë në momentin që politika e azilit në Gjermani po merr udhën e zgjidhjes.

Sipas medieve gjermane, që publikuan lajmin, sloganet e urrejtjes të dëgjuara shpesh gjatë demostratave po kthehen në dhunë ndaj njerëzve, ndaj duhen përgatitje serioze për përballimin e situatës.

Presidenti i Komisionit gjithashtu nuk harron të përmendë faktin se një numër i madh i gjermanëve kanë treguar zemër gjatë përballjes me fluksin e emigrantëve dhe kjo duhet vlerësuar shton ai.

Por duke iu referuar të dhënave të komisionit, ai u tregua i shqetësuar prej sulmeve ksenofobe të ndodhura kohët e fundit në Gjermani, ku cilësoi se sulmet në vendstrehimet e emigrantëve gati janë trefishuar në krahasim me rastet e raportuara gjatë 2014-s.

Jo më larg se javën e kaluar, përmend komisioneri, kryebashkiakja e Këlnit, Henriette Reker, e njohur për qëndrimin e saj pro emigrantëve, u bë viktimë e një sulmi me thikë, motivuar sipas tij nga ksenofobia.

Por Junker nuk është i vetmi zë për frenimin e dhunës. Të shtunën, Këshilli qendror i hebrenjve në vend, gjithashtu i ka kërkuar qeverisë gjermane të marrë veprime konkrete ndaj ekstremizmit të shfaqur nga krahu i djathtë politik.

“Ekstremizmi i krahut të djathtë duhet luftuar dhe duhet të jetë prioritet kyç si i politikës, ashtu edhe i forcave të rendit. Gjermania duhet të jetë në gjendje të mbrojë, si azilkërkuesit, ashtu edhe vullnetarët”, ”, i tha presidenti i keshillit, Josef Schuster, gazetes gjermane, “Mitteldeutsche Zeitung.”

Nga e shtuna, në Gjermani do të aplikohet paketa e re e politikave të azilit që përbëhet në përshpejtimin e procedurave të azilit dhe personave që u mohohet ai t’u bëhet i mundur dërgimi sa më i shpejtë në vendin e origjinës. Sipas të njëjtës reformë, emigrantëve që u lejohet qëndrimi në Gjermani, t’u jepet asistencë e mëtejshme për t’u integruar në shoqëri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: