Home / Arte / Libri / Shkrimtarët me fitimet më të mëdha në vitin 2015

Shkrimtarët me fitimet më të mëdha në vitin 2015

 Ndryshe nga ç’mund të mendohet, leximi rezulton në fakt një industri mjaft fitimprurëse. E këtë e tregojnë më së miri edhe vlerat që posedojnë shkrimtarët më të paguar të vitit 2015, që bashkë me famën janë shpërblyer me shifra marramendëse për punën e tyre.

Të qenët “një artist i uritur” nuk është një “punë” për këdo. Siç na rezulton, shkrimi i librave ashtu siç duhet, mund të jetë një mënyrë shumë fitimprurëse e kalimit të kohës.

Revista “Forbes”, edhe këtë vit, si zakonisht, ka publikuar në stilin e saj të njohur, një renditje për shkrimtarët që kanë arritur të mbledhin më shumë të ardhura gjatë këtij viti dhe sasia e parave për të cilat bëhet fjalë, duket se është marramendëse.

***

  1. John Grisham, 14 milionë dollarë

Fitimet e Grisham nga romani i tij më i fundit, “Gray Mountain”, së bashku me honorarët nga librat e mëparshëm, e kanë ndihmuar atë të klasifikohet ndër dhjetë shkrimtarët më të pasur të vitit. Po ashtu, shitjet tregojnë se historitë e krimit të Grisham mbeten ende të preferuara edhe pas kaq vitesh nga publikimi i tyre. Kjo është gjë e mirë, sepse pakti i Grisham për vetëm një libër në vit, është disi i ngadaltë krahasuar me disa autorë të tjerë në këtë listë.

  1. Nora Roberts, 18 milionë dollarë

Libri më i fundit i Nora Roberts nuk ka pasur shitje të mëdha, historia e saj e 200 librave që vazhdojnë të shiten, i kanë ofruar sasi të mëdha parash. Klasikët e Roberts ende mbushin raftet e librave nëpër librari dhe duket se i kanë siguruar një vend në listën e shkrimtarëve që fitojnë më shumë për të paktën disa vite të tjera.

  1. Stephen King, 19 milionë dollarë

Shkrimtari i zhanrit horror, Stephen King, bën aq shumë para saqë është e frikshme. Megjithatë, sipas “Forbes”, fitimet e tij janë ulur krahasuar me vitet e shkuara. Me gjithë uljen, fitimet e tij mbeten ende të larta.

  1. J. K. Rowling, 19 milionë dollarë

Asnjë libër të ri “Harry Potter”, por ky nuk është problem! J. K. Rowling është ende një nga shkrimtaret më të paguara në planet. Duke shkruar si Robert Galbraith, Rowling ka ndërtuar një karrierë të dytë si një shkrimtare e krimit triller.

  1. Janet Evanovich, 21 milionë dollarë

Evanovich është e njohur për serinë e saj të shkëlqyer të mistereve “Stephanie Plum”. Ajo është një shkrimtare pjellore, sepse nxjerr disa libra në vit. Nuk është mister fakti që Evanovich fitoi më shumë se 20 milionë dollarë këtë vit.

  1. Jeff Kinney, 23 milionë dollarë

Jeff Kinney është autori i serive “Wimpy Kid”. Aftësia e tij për t’u lidhur me lexuesit e rinj, e ka bërë një milioner për të disatën herë. Kinney është gjithashtu shkrimtari që fiton më shumë nga lista e librave për fëmijë.

  1. Danielle Steel, 25 milionë dollarë

Sipas “Forbes”, shumica e të ardhurave të Steel vijnë nga përparimet e romaneve të saj. Dhe ajo publikon shumë, duke qenë se ka shkruar rreth 100 romane që nga debutimi në vitet 1970. Me disa para ekstra që i vijnë nga librat e mëparshëm, Steel do të vazhdojë të fitojë goxha para në vitet në vijim.

  1. Veronica Roth, 25 milionë dollarë

Trilogjia “Divergent” e Veronica Roth i dha asaj shumë para në kohën kur shumica e karrierës së saj ende i shtrihej para syve. Roth është vetëm 26 vjeçe, gjë që e bën atë shkrimtaren më të re të listës. Do të jetë diçka e këndshme të shohim se si do t’i përparojë karriera.

  1. John Green, 26 milionë dollarë

26 milionë dollarët e Green nuk i afrohen fare maksimales që ky autor çon në shtëpi, por gjithsesi, është ende një shifër e lartë. Green kryeson një grup autorësh të rinj që po pushtojnë listën e atyre që fitojnë më shumë. Siç e thekson dhe “Forbes”, industria tani po sheh gjithnjë e më shumë shkrimtarë të rinj milionerë.

  1. James Patterson, 89 milionë dollarë

Patterson është shkrimtari që fiton më shumë para në një vit mes të gjithë shkrimtarëve të tjerë. Ai publikon çdo vit më shumë se dhjetë libra, natyrisht edhe me bashkautorë të tjerë. Patterson është gjithashtu i njohur për bujarinë e tij, ndaj ndoshta është personi i duhur për të qenë në krye të klasifikimit.

Burimi: “Forbes”

Leave a Reply

Your email address will not be published.