Rajoni

Linja greke e fluturimit, të parët në Evropë me lidhje interneti për pasagjerët

cccHelenët “Aegean Airlines” do të jenë ndër linjat e para evropiane të transportit ajror që do t’i sigurojnë pasagjerëve mundësinë e lundrimit në internet gjatë fluturimit, nëpërmjet një rrjeti të ri.

Nemea OTE Group luan një rol kyç në zhvillimin e një rrjeti evropian që ofron internet broadband për fluturime mbi Evropë.

EAN është një rrjet inovativ që u mundëson miliona pasagjerëve në Evropë të përdorin telefonat e tyre dhe pajisjet e tjera “të zgjuara” teksa janë në fluturim. Për këtë, pritet që të kombinohet teknologjia satelitore e satelitit të ri të Inmarsat, me një të ri pan-evropian në tokë, bazuar në rrjetin broadband të teknologjisë LTE, i cili do të ndërtohet nga Deutsche Telekom.

Sipas raportimeve të bëra, Aegean Airlines do të jetë ndër transportuesit e parë evropiane që do të përdori rrjetin e ri dhe do t’i japë udhëtarëve mundësinë që të kenë qasje në internet. Lidhur me këtë, President dhe CEO i kompanisë, E. Vasilakis, deklaroi se njoftimet ndoshta do të bëhen deri në Krishtlindje.

Rrjeti në zhvillim do të formohet me përdorimin paralel të një satelit të ri, duke siguruar mbulimin më të madh. Përgjatë linjave të njëjta, një stacion satelitor për mbulimin e plotë të kontinentit evropian do të punojë në Mynih.

Aktualisht, disa kompani ajrore ofrojnë pasagjerëve që udhëtojnë në klasin e parë, kryesisht përgjatë fluturimeve të gjata, qasje në internet nëpërmjet kabinave WiFi dhe lidhjeve satelitore. Megjithatë, këto shërbime duket se kanë mangësi, në shpejtësinë e lidhjes dhe kanë kufizime gjeografike.

Në rastin e rrjetit evropian me pjesëmarrjen e OTE, një çështje interesante që lind me sigurimin e lidhjes së internetit gjatë fluturimit, është pika gjeografike e referimit që do pajiset çdo avion. Sipas informatave paraprake, mediat greke tregojnë se çdo aeroplan do të marrë një adresë IP, caktimi i cili do të bëhet në konsultim ndërmjet operatorit të telekomunikacionit dhe atij ajror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button