Home / Ekonomia / Cani: U arrit marrëveshja me misionin e FMN-së për financimin e 5-të dhe të 6-të të marrëveshjes

Cani: U arrit marrëveshja me misionin e FMN-së për financimin e 5-të dhe të 6-të të marrëveshjes

Ministri i Financave Shkëlqim Cani njoftoi të enjten për arritjen e marrëveshjes me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për rishikimin e 5-të dhe të 6-të të marrëveshjes.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, atij të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, Guvernatorit të BSH-së Genti Sejko si dhe shefes së Misionit të FMN-së për Shqipërinë Anita Tuladhar, kreu i financave publike tha se misioni pranoi miratimin e rishikimit të 5-të dhe të 6-të të marrëveshjes, pasi vlerësoi reformat e ndërmarra nga qeveria.

“Janë dy grupe investitorësh që besojnë tek ekonomia shqiptare”, tha ministri Cani, duke iu referuar shitjes së Eurobondit si dhe arritjes së marrëveshjes me FMN-në, çka i hap rrugën financimit të radhës, pas miratimit nga Bordi i FMN-së.

FMN-(5)‘Ekonomia dhe buxheti i ri 2016 do të mbulojë të gjithë greminën e buxheteve të shkuara të qeverisë së shkuar dhe do të shohë drejt pozitivitetit dhe siç do ta shihni në parashtresën e pr/buxhetit 2016, së bashku me FMN-në kemi vendosur që të kemi sufiçit primar në një shumë relativisht të vogël por nga viti në vit do të jetë në rritje”, u shpreh Cani.

Ministri Cani foli edhe për reformat e ndërmarra për të cilat ai tha se, qeveria është vlerësuar pozitivisht dhe se efektet e tyre edhe pse të dhimbshme në fillimet e tyre do të japin efekte shumë shpejt në ekonominë në tërësi si dhe në publik.

Duke folur për disa nga drejtimet makroekonomike e fiskale ku u përqendruan bisedimet me FMN-në, Cani tha se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2015 ka treguar shenja të qarta rigjallërimi dhe se pritet që rritja ekonomike për këtë vit të jetë 2.7 %, pavarësisht paqëndrueshmërisë së faktorëve të jashtëm, ndërsa sipas tij, shtrohet shtrati për rritje ekonomike më të madhe për vitin 2016.

“Buxheti 2016 nuk do të ketë rritje taksash, përkundrazi mund të ulë taksa në sektorë të veçantë kyç të ekonomisë ku mund të përmend bujqësinë apo material-porositësit, turizmin etj. Defiçiti do të jetë në parametrat e dakordësuar, ndërsa mbyllet totalisht niveli tërësor i detyrimeve të prapambetura të qeverisë së shkuar

Sejko: Ekonomia shqiptare, norma rritjeje gjatë 6-mujorit të parë

FMN-(6)Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ekonomia shqiptare shënoi norma rritjeje gjatë 6-mujorit të parë të vitit. Por, thekso ai është ende nën potencial . Sipas Sejkosm, sistemi bankar mbetet solid dhe i karakterizuar nga nivele të mira likuiditeti.

“Ne kemi qenë të angazhuar në bisedime intensive me FMN. Bisedimet ishin për zhvillimet ekonomike-financiare në vend duke u përpjekur për të identifikuar politikat e duhura për ecjen e vendit. Ne rakorduam me FMN për të vazhduar në rrugën e marrëveshjes. Sistemi bankar i vendit mbetet solid me nivele të mira kapitali dhe likuiditeti”, theksoi ai.

Guvernatori Sejko tha ndër të tjera se inflacioni do vijojë të qëndrojë poshtë nivelit 3%, ndërsa ulet norma bazë e interesit në 1,75% për të nxitur konsumin. Sipas tij, ritmi i rritjes është ende i pamjaftueshëm, por ka përmirësim të klimës së biznesit. Sejko nënvizoi se pasiguria është arsyeja që frenon investimet. Ai më tej foli për një paketë masash për nxitjen e kreditimit dhe minimizimin e kredive me probleme. Ndërkohë, guvernatori Sejko theksoi se “zhvillimet e fundit në Greqi nuk e dëmtuan shëndetin e ekonomisë shqiptare”, por është pasiguria ajo që vijon të frenojë investimet.

“Reformat e ndërmarra në koordinim me FMN-në kanë qartësuar hapat e mëtejshëm”, theksoi Sejko.

Ahmetaj: Emetimi i Eurobondit dhe arritja e marrëveshjes me misionin e FMN-së janë sinjal i besimit të tregjeve ndërkombëtare në ekonominë shqiptare

FMN-(9)Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj deklaroi se sot nëpërmjet dakordësisë me misionin e FMN-së dhe emetimit tejet të suksesshëm të Eurobondit ka rikonfirmuar një mandat të rëndësishëm për të pastruar Shqipërinë nga informaliteti, detyrimet dhe evazioni.

“Emetimi i Eurobondit dhe arritja e marrëveshjes me misionin e FMN-së janë sinjal i besimit të tregjeve ndërkombëtare në ekonominë shqiptare”, deklaroi Ahmetaj. Ministri Ahmetaj tha se për herë të parë qeveria do të ketë sufiçit primar në 2016, ]ka do të thotë se ajo nuk do të krijojë më borxh në kurriz të qytetarëve.
“Do të kemi një rritje prej 3.4 % dhe do të kemi investime serioze gjatë vitit që vjen si HEC-i i Devollit, Skavica, TAP-i, Parku Industria apo edhe resorte turistike që do të furnizojnë ekonominë me investime të huaja të drejtpërdrejta. Nuk do të ketë rritje taksash, madje disa sektorë do të shikohen me ulje si dhe kemi frenuar rritjen e akcizës”, deklaroi ministri Ahmetaj.

Tuladhar: Programi ekonomik i Shqipërisë vijon të ecë sipas planit. Objektivat janë arritur

FMN-(10)Shefja e e Misonit të FMN-së, Anita Tuladhar, në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin Cani, ministrin Ahmetaj dhe guvernatorin, Sejko tha se kemi bërë diskutime produktive me autoritet dhe pamë angazhimin e qeverisë për konsolidimin fiskal dhe vazhdimin e reformave strukturore që janë kaq të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“Programi ekonomik i Shqipërisë vijon të ecë sipas planit. Objektivat janë arritur dhe zbatimi i reformave strukturore vijon”, deklaroi shefja e misionit të FMN-së. Sipas saj, dhe reforma e energjisë ka përmirësuar kursin fiskal çka krijon një themel për rritje më të fortë në vitet e ardhshme.

“Rimëkëmbja ekonomike pritet të vazhdojë me rreth 2.7 % këtë vit, ndërsa për vitin 2016 ajo pritet të jetë 3-3.5 %. Kjo rritje ekonomike do të mbështetet nga vazhdimi i investimeve të huaja të drejtpërdrejta të kërkesës së brendshme dhe një rritje graduale e huadhënies bankare. Inflacioni pritet të mbetet i ulët rreth 2 %”, u shpreh Tuladhar.

Sipas Tuladhar, konsolidimi fiskal pritet të vazhdojë dhe synimi është të jetë 0.3 % të PBB-së cka lejon ofrimin e një hapësire të mjaftueshme për investime kapitale dhe për të arritur këtë objektiv, sipas Tuladhar duhet të vazhdohet të përmirësohet përmbushja e detyrimeve tatimore nga subjektet.
Sa u takon politikave monetare Tuladhar tha se ne e mbështesim politikën që po bën Banka e Shqipërisë, e cila do të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen e ekonomisë. Sipas Tuludhar, huadhënia për sektorin privat mbetet e ulët. Ajo tha se FMN-ja ka mirëpritur vendimin e qeverisë dhe BSH-së për të miratuar një strategji për të zgjidhur çështjen e kredive nën standard.

Sa i takon sektorit bankar, Tuladhar tha se “sektori bankar është tejet likuid dhe i kapitalizuar mirë dhe ka përballuar mirë krizën greke. Lidhur me miratimin e rishikimit të 5 dhe të 6 të marrëveshjes, Tuladhar tha se ajo është miratuar në nivel stafi dhe se ajo pritet të diskutohet për shqyrtim nga bordi ekzekutiv i FMNë-së në janar të 2016-ës.

Leave a Reply

%d bloggers like this: