Home / Nga Facebook / Berisha në burg? Sa të kemi Llallën…
Arben Duka

Berisha në burg? Sa të kemi Llallën…

Kot që të përmbysëm,

në atë Qershor,

se prapë llogaritesh,
tamam si faktor!

Sepse llogaritesh,
tamam si faktor,
dhe më keq u ngule,
në televizor!

Drejt e m’u në kokë,
si s’të ra një gjyle,
kur del e mbron sot,
të drejtat civile!

Çdo të enjte ndez,
në një gotë furtunën,
me gojën kamare,
denoncoke dhunën!

Epo të pëlcasësh,
kur flet ti i marrë,
që s’ke gojë të flasësh,
se njerëz ke vrarë!

Ti kasap e quan,
ditën më të zezë,
thjeshtë se u ndaluan,
ca që hodhën vezë!

Ndalime do ketë,
more faqezi,
po s’nxorri kush armët,
s’u gjakos njeri!

Mos vër ulërimën,
si një qen i zi,
se ti ke vrarë njerëz,
o mortja Sali!

Mos vër ulërimën,
mos na bëj kaq zhurmë,
se rrëmbeve njerëz,
i zhduke pa gjurmë!

Ti duhet të ishe,
me kohë në qeli,
jo të nxish Kuvendin,
si një ujk i zi!

Rama ka kusure,
ja kam thënë si burrë,
po krimet e tua,
ai s’i bën kurrë!

Rama ka probleme,
kritikat ka hak,
po për një kolltuk,
ai nuk derdh gjak!

Për ty s’do ketë pranga,
sa të kemi Llallën,
ama-kur flet ti,
duhet ta lënë sallën!

Të dali “Rilindja”,
sallën ta lërë bosh,
pastaj kakaris,
si palo kokosh!

E majta të dali,
të të lërë si trap,
meqë Ilir Meta,
nuk të bën dot zap!

Ulëri i vetëm,
në atë foltore,
që ti e ke kthyer,
në një nevojtore!

Je në llum i zhgërryer,
po nuk ke marrë fund,
se kafshon këdo,
dhe kudo që mund!

Dhe këdo që mund,
me hak e pa hak,
se s’u gjend për ty,
Çeçua me bixhak!

Kurrë s’u bë gati,
për ty një qeli,
sepse drejtësia ende,
ka emrin Sali!

Dhe më budallai,
kleçkën e kupton,
Saliu-Saliun,
s’ka si e dënon!

Rilindja që kemi,
s’vlen një cent për mua,
gjersa nuk është marrë,
me krimet e tua!

Leave a Reply

%d bloggers like this: