Home / Kosova / Kuvendi pas pauzës vazhdon seancën konstituive

Kuvendi pas pauzës vazhdon seancën konstituive

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, në fillimin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Legjislatura V, dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, e cila po zhvillohet sot, është pasuar me pauzën e dhënë nda kryesuesja, deputetja më e vjetër Flora Brovina, e cila nuk u ka lënë hapësirë debateve gjatë kohës së pikës së parë të rendit të ditës.
Deputetët janë rikthyer në sallën e seancës plenare konstituive për të vazhduar punën me paraqitjen e raportit nga Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, i cili konfirmoi se në seancë janë 120 deputetët e çertifikuar.

Kosove-Kuvendi (1)

Deputetët në këto momente dhanë edhe betimin. Deputetët e PDK-së vazhdojnë të jenë të ulur në mes të sallës, përkundër vendimit të Kryesisë së Kuvendit se ajo pozitë është e përcaktuar për Koalicionin LDK-AAK-Nisma si grupi më i madh parlamentar, i koalicionit paszgjedhor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: