Rajoni

Policia në kërkim të terroristëve pas arrestimit të Maziotisit

qqq15Policia greke është hedhur në kërkim të vendndodhjeve apo informacioneve të tjera që mund të hedhin drite mbi aktivitetet e grupit militant ”Lufta revolucionare”, pas arrestimit të liderit të grupit të majtë gueril, Nikos Maziotis, i cili u arrestua pas një shkëmbimi zjarri në qendër të Athinës. Maziotis, i cili kishte që në verën e vitit 2012 në arrati, pasi kishte shkelur lirimin e tij me kusht, u plagos në një shkëmbim zjarri me policinë në zonën turistike, Monastiraki të Athinës, ku gjithashtu ai la të plagosur një polic dhe dy turistë, një gjerman dhe një australiane. Sipas së përditshmes ”Kathimerini” burimet policore bëjnë me dije se policia është shumë pranë arrestimit të Kristodhulos Kseros, njeriu i terrorit i organizatës ”17 nëntori”, i cili u zhduk gjatë një lejeje burgu në janar. Policia është fokusuar në një zonë që shkon nga Patisia për në qëndër të Athinës në drejtim të Gramatikos, fshat në pjesën verilindore të Atikës, bënë me dije burimet sipas ”Kathimerini”-t. Mendohet se Maziotis mund të ketë patur një ose më shumë arka me armë atje. Ai iu nënshtrua një operacioni mbrëmjen e së mërkurës në spitalin ”Evangjelismos”, që ishte nën kontrollin e rreptë të rojave. Që prej zhdukjes së tij në korrik të 2012, emri i Maziotisit ka qënë i lidhur me gjashtë plaçkitje të armatosura si dhe një sulm të armatosur mbi zyrat e partisë ”Demokracia e Re”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button