Home / Bota / Amerika / Clinton: S’jemi në luftë me islamin, por me ekstremizmin e dhunshëm

Clinton: S’jemi në luftë me islamin, por me ekstremizmin e dhunshëm

Kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka bërë thirrje për unitet global për të shtypur grupin militant të Shtetit Islamik (IS).
Tre kandidatët e Partisë Demokratike kanë nisur debatin e tyre në Ajoa me një minutë heshtje për viktimat e sulmeve terroriste në Paris.

“Ne nuk jemi në luftë me Islamin. Jemi në luftë me ekstremizmin e dhunshëm”, ka thënë Clinton.

Clinton, senatori Bernie Sanders dhe ish-guvernatori i Merilandit, Martin O’Malley, kanë bërë thirrje për përgjigje më të fuqishme kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Sanders dhe O’Malley kanë kritikuar Clintonin për mbështetjen e saj fillestare për pushtimin e Irakut nga SHBA-ja.

Clinton është favorite për nominimin nga Demokratët.

Leave a Reply

%d bloggers like this: