Teknologji

Si po e ndihmon bota virtuale moshën e tretë?

Shumë i/e moshuar për të mësuar internetin? Günter Born nuk mendon fare kështu. Ai është autori i librit “Interneti – hyrje më e lehtë për moshën e tretë” – dhe ai beson se shumë të moshuar do të dinë tashmë ta vlerësojnë internetin, nëse e tejkalojnë siç duhet frikën

Interneti ofron për njerëzit e moshës së tretë mundësi të reja. Mirëpo disa ia kanë frikën botës dixhitale, e të tjerë nuk e marrin fare mundimin të mësojnë diçka në lidhje me të, duke menduar se epoka e tyre u përket një brezi tërësisht tjetër. Por kundrejt tyre, një hyrje në botën dixhitale është gjithnjë e mundur, në çdo kohë.

Shumë i/e moshuar për të mësuar internetin? Günter Born nuk mendon fare kështu. Ai është autori i librit “Interneti – hyrje më e lehtë për moshën e tretë” – dhe ai beson se shumë të moshuar do të dinë tashmë ta vlerësojnë internetin, nëse i tejkalojnë siç duhet frika. “Nëse frika që ngjall teknologjia e re largohet, të moshuarit do të mrekullohen”, thotë ai.

Sugjerime për buxhetin familjar, raporte udhëtimesh e krahasime produktesh janë kësisoj vetëm një klikim larg. “Kush ka qejf të gatuajë, mund të kërkojë receta të reja”, shpjegon Nicola Röhricht nga Shoqëria për Shërbime e Bashkësisë Federale të Organizatave të të Moshuarve (BAGSO) në Berlin. Për të përmbushur kërkesat e interesat personale, përdorimi i internetit përthithet më shpejt.

Veç kësaj, ofrohen shumë mundësi të reja për të qëndruar në kontakt me familjen. Me shërbimin e Skype-it, telefonon pa kosto, edhe tej kufijve shtetërorë, e madje mund të shohësh bashkëfolësin edhe në video. Rrjetet sociale si “Facebook”-u ofrojnë informacione mbi jetën e pjesëmarrësve në të, pa pasur nevojë të kesh gjithmonë kontakt personal me të tjerët.

Kush nuk blen dot vetë, mund të porosisë online

te-moshuar1

Në internet, të moshuarit gjejnë veç këtyre edhe shumë faqe online, që merren e trajtojnë problemet e tematikat e tyre. Disa syresh merren me jetën e gjyshërve e gjysheve, ose tregojnë madje edhe evoluimin e modës për moshat madhore.

“Edhe për blerjet në rrjet, njerëzit e moshuar mund të përfitojnë”, shpjegon Röhricht. Kush nuk mund t’i përmbushë dot vetë kërkesat e veta, porosit në internet dhe vetëm sa pret postimin. Për shembull, farmacitë dhe supermarketet ofrojnë të tilla shërbime në kohë reale, duke ua lehtësuar shumë jetën këtyre kontingjenteve.

Me gjithë këto avantazhe, shumë njerëz të moshuar vijojnë të kenë frikë nga bota dixhitale. “Ata besojnë se me një klikim, mund të shkatërrojnë gjithçka, apo se do të marrin ndonjë virus”, thotë Born.

Po aq e rëndësishme është të përshtatësh njohuritë bazë të teknikës së re. Si funksionon një browser ( shfletues i adresave online) për shembull, apo si përdoret fundja Google, motori më popullor i kërkimit? Në shumicën e rasteve, edhe sjellja me aparatet si kompjuteri apo tabletat, nuk është e duhura prej tyre.

Klubet e shoqatat lokale të të moshuarve ofrojnë kompjuterë dhe kurse interneti. Në to gjenden shpesh edhe grupet e interesit, në të cilat të moshuarit mësojnë nga të ngjashmit e tyre, shpjegon Röhricht.

“Kjo shpesh bëhet më mirë se sa në rastet kur të rinjtë u mësojnë gjyshërve të tyre teknikën e re. Pasi njerëzit e moshuar sillen njëlloj dhe i kuptojnë më mirë problemet e bashkëmoshatarëve të tyre, që lidhen me zotërimin e teknikës së re”.

Një tablet është më mirë se mausi ose tastiera

Shumë shkolla masive e kurse profesionale ofrojnë të tilla aplikime. Disa të moshuarave u duket e vështirë të punojnë me maus e tastierë. “Një tablet është kësisoj edhe pajisja apo aparati më i mirë për të kryer një ‘hyrje të butë’ drejt botës së internetit”, thotë Röhricht.

Këto aparate moderne drejtohen e funksionojnë direkt duke klikuar mbi ekran. Kjo, megjithatë, ka edhe hilet apo dizavantazhet e veta.

“Me rritjen e moshës, lëkura bëhet gjithnjë e më e thatë. Kjo mund të sjellë probleme me klikimin mbi sipërfaqe si ekrani i tabletave”, thotë Born. Ai rekomandon që aparatin ta testojmë mirë para blerjes e të shohim, nëse ekrani funksionon mirë me prekjen.

Por kush dëshiron të klikojë shumë e veç lundrimit në rrjet të kryejë edhe detyra të tjera në kompjuter, më mirë të mbajë me vete një lap-top, thotë Born. Edhe shtypja e dokumenteve nëpërmjet saj, bëhet më e thjeshtë.

Për të lundruar më mirë në internet, për njerëzit e moshuar vlejnë të njëjtat rregulla sikurse edhe për përdoruesit e tjerë të internetit. Kompjuteri ka nevojë për një program të aktualizuar antiviral, e sistemi i shfrytëzimit duhej të ishte gjithashtu gjithnjë i aktualizuar.

“Për të dyja rastet, më mirë do të ishte që të aktivizohej aktualizimi automatik i programeve dhe i sistemit”, këshillon Barbara Steinhöfel nga Qendra e Konsumatorëve në landin gjerman të Rheinland-Pfalz-it.

Kush dëshiron të ndërtojë një rrjet WLAN brenda katër mureve të shtëpisë së vet, duhej të bënte kujdes që ta vendoste mirë spinën dhe gjithashtu ta siguronte lidhjen me një fjalëkryq.

Shumë ofrues të shërbimeve të internetit tashmë ofrojnë edhe shërbime ekstra në gamën e specialiteteve të tyre që lidhen me të moshuarit, por që zakonisht kushtojnë ekstra, thotë Röhricht.

Burimi: Die Welt

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button