Ekonomia

Kryemadhi: Duhet reformuar sistemi i pensioneve

Monika-Kryemadhi-ne-parlament-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-466x350Deputetja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi në seancën plenare të së enjtes se duhet reformuar sistemi i pensioneve.

Duke folur për p/ligjin për mbledhjen e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, Kryemadhi tha se “për fat të keq të dy sistemet edhe ai i sigurimeve të kujdesit shëndetësor edhe ai i sigurimeve shoqërore në mënyrë të vazhdueshme ballafaqohen me problematika të trashëguara ndër vite, të cilat pengojnë progresin e tyre”. Sipas Kryemadhit, të dy këto sisteme financohen nga dy burime kryesore, nga personat ekonomikisht aktivë dhe buxheti.

“Të ardhurat nga kontributet e detyrueshme dhe vullnetare që mbidhen në këto sisteme nuk mund të mbulojnë të gjitha shpenzimet”, tha Kryemadhi. Ndaj theksoi ajo, informaliteti në fushën e marrëdhënieve të punës, evazioni i lartë, deklarimi i të ardhurave më të vogla nga ato çka janë reale, mungesa e nxitjes së punonjëve me të ardhura mesatare e të larta për të paguar kontribute, përbëjnë problematikat kryesore të këtyre dy sistemeve, duke sjellë si pasojë zvogëlimin e fondit të kontributeve.

“Duke qënë se kontributet janë elementi kryesor i financimit të këtyre dy sistemeve, vëmendja kryesore duhet të përqëndrohet në forcimin e mbledhjes së kontributeve, tha deputetja Kryemadhi. Sipas znj. Kryemadhi, ndryshimet e paraqitura janë pozitive dhe një hap i rëndësishëm për funksionimin e këtyre dy sistemeve në dobi të shoqërisë

“Ka ardhur koha për të bërë reformimin e sistemeve të pensioneve, për të cilin është e domosdoshme të gjindet një zgjidhje, për të siguruar pensione të kënaqshme për ata që derdhin kontribute në vendet e tyre të punës”, tha Kryemadhi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button