Home / Teknologji / Telegram-i bllokon 78 kanale të ISIS-it

Telegram-i bllokon 78 kanale të ISIS-it

Telegram, platforma e mesazheve e përdorur nga ISIS-i për të marrë përsipër sulmet e Parisit dhe shpërthimin e avionit rus në Sinai, ka njoftuar mbylljen e 78 kanaleve publike që çonin te Shteti Islamik. Këto kanale i lejonin një përdoruesi që t’i dërgonte mesazhe ndjekësve të tij.

“U mërzitëm kur mësuam se Telegrami përdorej nga ISIS-i për të shpërndarë propagandën e tij. Këtë javë kemi bllokuar 78 kanale të lidhura me ISIS-in në 12 gjuhë”, lexohet në komunikatën e shoqërisë.

Telegram, me seli në Berlin, por që është krijuar dy vite më parë nga themeluesit e rrjetit social rus VK, është një alternativë për aplikacione të tjera mesazhesh më të famshme si WhatsApp.

Leave a Reply

%d bloggers like this: