Home / Nga Facebook / Shqipëria vuan nga mungesa e dukshme e ekspertizës profesionale

Shqipëria vuan nga mungesa e dukshme e ekspertizës profesionale

Afrim Krasniqi

Afrim Krasniqi

Shqipëria vuan nga mungesa e dukshme e ekspertizës profesionale, nga mungesa e institucioneve studimore dhe analitike, nga pafuqia për tu thelluar dhe për të parë tej informacioneve të përgjithshme, si dhe nga rendja e medias dhe e e tribunave publike pas mendjeve populiste, abuzuese dhe keqpërdoruese të lirisë së fjalës, të fesë dhe të demokracisë….Shqipëria ka nevojë për konsensus kombëtar në raport me terrorizmin. Ne nuk kemi më luksin të kemi qeveri që me terrorizëm nënkupton opozitën dhe anasjelltas. Ne nuk kemi luksin që njëherësh të kërkojmë vendimmarrje politike vizionare e të drejta ndërkohë që pranojmë se sfidë mbetet dekriminalizimi i vendimmarrjes. Ne nuk kemi luksin ta tolerojmë si një telenovelë televizive konfliktin absurd brendashqiptar në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e Ulqin, siç nuk kemi luksin të vazhdojmë të investohemi në krijimin e pushteteve politike të radhës në vend të shteteve serioze, funksionale dhe institucionale. Ne nuk kemi luksin ta deformojmë edhe më tej konceptin e demokracisë duke e shndërruar atë në fotokopje të keqe përmes të cilës pakica oligarkike ka monopol mbi gjithçka, – politikën, shoqërinë, mediat, biznesin, liritë dhe asetet tona kombëtare. Është koha të mësojmë nga sjellja politike në Francë, Gjermani, SHBA dhe çdo demokraci tjetër serioze, në mënyrë që ato pak kapitale njerëzore e financiare që kemi ti përdorim në funksion të axhendës prioritare kombëtare dhe jo për të ushqyer një sistem korruptiv, abuzues, përçarës, shantazhues, arrogant dhe denigrues ndaj Tjetrit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: