Kosova

Thaçi vizitë zyrtare në Berlin

Zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Berlin, ku nesër do të zhvillojë një sërë takimesh me zyrtarë të lartë shtetërorë gjermanë, të Bashkimit Evropian dhe të rajonit.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të marrë pjesë në konferencën e shtatë të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore të organizuar nga Instituti Aspen.

Organizatori i konferencës do të jetë ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i cili do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim rasti, ndërsa përveç shefave të diplomacisë të shteteve të rajonit i pranishëm do të jetë edhe ministri i jashtëm italian, Paolo Gentiloni.

Në këtë konferencë ministrat e jashtëm të Evropës Juglindore do të diskutojnë çështje të rëndësishme të karakterit rajonal dhe global, duke përfshirë edhe tërheqjen e investimeve dhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe të biznesit në Ballkanin Perëndimor si dhe integrimet euroatlantike në kohë krizash

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button