Home / Ekonomia / Lehtësimi nga akciza, dyfishohen importet e kafesë nga 2010

Lehtësimi nga akciza, dyfishohen importet e kafesë nga 2010

dddQë kur qeveria në vitin 2009 nisi të lehtësojë taksimin me akcizë mbi kafene, importet e saj krahasuar me këtë vit gati janë dyfishuar. Gjatë 10 mujorit 2015 u importuan 7,233 tonë kafe, 45 për qind më shumë se në vitin 2010, kur akciza nga 30 lekë kilogrami për kafen e pjekur u bë 0.

Ndërsa mallrat e tjerë të akcizës shfaqen dobësi këtë vit, sidomos cigaret importet e kafesë u rriten me 10 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sakaq tregu i konsumit me pakicë të kafesë ka reaguar me ulje të çmimeve. Përgjatë gjithë vitit çmimet e kafesë sipas INSTAT kanë pësuar ulje vjetore nga muaji në muaj në intervalet -0.1%, -0.6%- për qind, përveçse në tetor kur çmimi me 0.6 % si pasojë e aksionit antiinformalitet.

Si për të gjithë mallrat e tjerë të akcizës edhe për kafenë niveli i taksimit ka ndryshuar disa herë. Nga 30 për qind të vlerës së importit në 1996 akciza u bë fikse në 2003. Në vitin 2013 vlera e akcizës u rrit, ndërsa lehtësimi nisi pas 2010. Duke ndjekur modelin e shumicës së vendeve të BE në 2012 akciza për kafenë e papjekur u bë 0 nga 30 lekë kilogrami që ishte, ndërsa për kafen e papjekur taksimi me akcizë u ul ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published.