Home / Kronika / Kronika e zeze / Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare, Imzot Rrok Mirdita

Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare, Imzot Rrok Mirdita

Ndërron jetë në spital kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirdita. Prej disa ditësh, ai ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë sepse kishte pësuar ishemi cerebrale.

Mësohet se Ipeshkvi i Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë – Durrës ka ndërruar jetë pasditen e sotme, ndonëse përpara disa ditësh i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.  76 –vjeçari Imzot Rrok Mirdita e drejtonte Kishën Katolike në Shqipëri që nga 25 Prilli i vitit 1993.

Leave a Reply

Your email address will not be published.