Home / Politika / Rama-Meta takim në Vilën qeveritare 30 me ministra dhe deputetë

Rama-Meta takim në Vilën qeveritare 30 me ministra dhe deputetë

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhviluan sot në vilën qeveritare 30, takimin e përjavshëm të njësisë së koordinimit të koalicionit qeverisës.

Takimi nisi rreth orës 10.00, ku morrën pjesë, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deputeti Erion Braçe, Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Në takimin mes përfaqësuesve të maxhorancës mësohet se është diskutuar për çështje të aktualitetit si ngritja e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe për projekt-buxhetin e vitit 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published.