Ekonomia

9-mujori/ Remitancat u rritën me afro 4.3%

Pas një rënieje të vazhdueshme deri në vitin 2013, remitancat i kthen rritjes në dy vitet e fundit, çka shpjegohet me përmirësimin e ekonomive në vendet ku emigrantët shqiptarë janë më të përqendruar. Banka e Shqipërisë në raportin e fundi të saj, bëri të ditur se, për 9-mujorin e vitit 2015, remitancat arritën vlerën 439 milionë euro, me një rritje vjetore 4.3%.

Ekspertët bankarr shpjegojnë se, gjatë viteve të fundit, shumë shqiptarë kanë lënë emigracionin dhe janë kthyer në Shqipëri me kursimet e tyre, faktor që është reflektuar në rritje të remitancave.

Ndërsa sipas tyre, bilanci i llogarisë korrente, që mat diferencën mes flukseve hyrëse dhe dalëse të valutës, ngelet negativ, por megjithatë, vlerësojnë ata, defiçiti këtë vit paraqitet më i ulët falë rritjes së remitancave dhe përmirësimit të ndjeshme të bilancit të të ardhurave nga shërbimet dhe kryesisht nga turizmi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button