Home / Sporti / Euro 2016 – Ja cmimet e biletave

Euro 2016 – Ja cmimet e biletave

Pasi te shtunen janë mësuar 6 grupet e Euro 2016, ku 24 skuadra janë njohur me kundërshtarët e tyre, te henen kanë filluar të dalin në shitje biletat për ndeshjet.

Sipas mediave te ndryshme, biletat më të lira do të jenë në fillim të Kampionatit Evropian dhe ato do të shtrenjtohen me kalimin e ekipeve në çerekfinale.

Bileta më e lirë do të jetë 25 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta do të shkojë deri në 895 euro.

Ja cmimet e të gjitha ndeshjeve:

Hapja e Kampionatit: 75, 195, 395 dhe 595 euro

Ndeshjet e grupeve dhe 1/16 e finaleve: 25, 55, 105 dhe 145 euro

Çerekfinalet: 45, 85, 135 dhe 195 euro

Gjysmëfinalet: 65, 165, 295 dhe 495 euro

Finalja: 85, 295, 595 dhe 895 euro

Leave a Reply

Your email address will not be published.