Home / Sporti / Morata synon Champions League me Juventusin

Morata synon Champions League me Juventusin

Alvaro-Morata-juveJuventusi i ri i Massimiliano Allegrit nis të marrë formë. Në pritje të francezit Evra, bardhezinjtë zyrtarizuan spanjollin Alvaro Morata, i cili kaloi me sukses vizitat mjekësore, citon Supersport. Ish sulmuesi i Real Madrid zgjodhi fanellën me numrin 9 dhe cakton objektivin kryesor të sezonit. “Duhet të punojmë hap pas hapi, por më pëlqen shumë të provoj edhe një herë emocionet e fitores në UEFA Champions League. Ëndërroj që këtë sukses ta prek edhe me Juventusin. Të luash përkrah kampionëve si Llorente, Pirlo, Pogba e Tevez është e jashtëzakonshme pasi motivohem edhe më shumë”. Në vijim, Morata përqendrohet edhe te zgjedhja për të përfaqësuar klubin bardhezi. “Jam pjesë e një prej skuadrave më të mëdha në Europë dhe klubit më të mirë në Itali. Do të përpiqem të jap kontributin tim për të fituar sa më shumë tituj. Juventusi ka treguar përherë interes për mua dhe falënderoj gjithë shoqërinë për besimin që me dhanë. Kisha shumë dëshirë të provoja eksperiencën e Serie A pasi është një nga kampionatet më të vështirë të botës”. Në krye të stolit të kampionëve të Italisë është ulur një tjetër trajner, por për sulmuesin kjo nuk ndryshon asgjë, “Kam folur me Allegrin dhe dëshiroj të nis stërvitjen sa më parë. Ancelotti më uroi shumë fat dhe më tha se Torino është një qytet fantastik”. Alvaro Morata është blerja e parë zyrtare e Juventusit gjatë merkatos së kësaj vere. 22-vjeçari është rritur në ekipet zinxhir të Realit ku është aktivizuar në 37 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published.