Home / Kronika / Korçë, gjendet i vrarë 37-vjeçari me precedent penal

Korçë, gjendet i vrarë 37-vjeçari me precedent penal

Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë në aksin rrugor Korçë- Bilisht. Viktima është identifikuar si Jani Kollçaku, i njohur në zonë me nofkën “Landi i Mirasit”.

Nga kqyrja e viktimës dyshohet se ai është vrarë, me sende të forta, pasi në trup i janë gjetur shenja dhune. Kollçaku është person me precedentë penalë në trafikun e drogës.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Trupi i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Zëmblak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.