Home / Kronika / Kronika e zeze / Milot, përplasen dy automjete, vdes pasagjeri

Milot, përplasen dy automjete, vdes pasagjeri

Një aksident më pasojë vdekje, ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Milotit. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin rrugor Rrëshen –Milot , tek mbikalimi i Milotit. Burime nga polici bëjnë me dije se mjeti tip “Benz”, veturë me targa AA198BI , që drejtohej nga shtetasi Gentjan Mandreja, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA620AD  që drejtohej nga shtetasi Gjergji Kaçorri.

Si pasojë e kësaj përplasje automjeti me targa AA 620 AD është përmbysur në rrugë kurse automjeti me targa AA 198 BI ka dalë nga rruga.  Për pasojë ka mbetur i vdekur pasagjeri që lëvizte në mjetin veturë,  shtetasi A.P. 17 vjeç , banues në Rrëshen.

Pas veprimeve hetimore nga Shërbimet e Policisë Rrugore të Komisariatit në Laç,  është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve, Gentjan  Madreja, 23 vjeç, banues në Mirditë dhe Gjergji  Kaçorri , 36 vjeç , banues në Mirditë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Kurbin për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.