Home / Ekonomia / Privatizimi i OSSH-së, MEI depoziton në prokurori dosjen

Privatizimi i OSSH-së, MEI depoziton në prokurori dosjen

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka depozituar në Prokurori dosjen e privatizimit të OSSH-së, pas një auditi të bërë për këtë dosje.

Sipas MEI, në dosje përfshihet edhe favorizimi i mëtejshëm i kompanisë CEZ, gjatë aktivitetit të saj dhe mosmarrjen e masave të duhura në mbrojtje të interesave të shtetit shqiptar, pas heqjes së licencës për CEZ Shpërndarje.

Pas auditit të thellë të bërë të këtyre proceseve, MEI thotë se dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit arrin në 414 milionë euro. Në prokurori janë kallëzuar 3 ish- ministrat Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florion Mima, 2 ish-zv. Ministrat Enno Bozdo, dhe Neritan Alibali.

Gjithashtu kallëzim është depozituar edhe për ish-këshilltaren e ish-Kryeministrit, Suzana Guxholli; ish-Drejtoreshën e Përgjithshme të Shërbimeve Tregtare në ish-METE Mimoza Vokshi, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.