Home / Kronika / Shëndetësia, Beqaj: Mjekët pa kredite, do të pezullohen nga detyra

Shëndetësia, Beqaj: Mjekët pa kredite, do të pezullohen nga detyra

Beqaj2-320x178Pezullim i licencës për ata mjekë që nuk marrin provimin  shtetit. Ministri i Shëndetwsisë, Ilir Beqaj, e ka bërë këtë deklaratë gjatë një takimi mbi Programin e Ricertifikimit me drejtuesit e institucioneve shëndetwsore. Madje ai ka shkuar edhe më tej: “Mjekët që nuk kanë marrë asnjë kredit, do të pezullohen nga puna”.

Sipas Beqajt, në Shqipëri ka mungesë të trupit mjekësor dhe mungesë cilësie po ashtu. “Prej vitesh ka boshllëqe në trupën mjekësore, – theksoi Beqaj. – Ka mungesë mjekësh dhe cilësie. Ka ende profesionistë me kredite zero, por ka edhe mjekë me standarde që duhen inkurajuar”, – deklaroi Beqaj.

“Nuk do të lejohen të vazhdojnë të punojnë si mjekë, ata që nuk arrijnë të provojnë se bëjnë përpjekje për rifreskimin e dijeve të tyre, atje ku ata punojnë, – vazhdoi Ministri i Shëndetësisë. – Për këdo mjek që shpërfill këtë rol kërkesë, masat do të jenë të menjëhershme. Vendet e tyre të punës do të shpallen vakante, si në spitale, ashtu edhe në qendrat shëndetësore”, ka theksuar ministri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: