Rajoni

Ivanov mbështet projektin e gazsjellësit rus

ivanov-mb-euml-shtet-projektin-e-gazsjell-euml-sit-rus_hdPresidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov është shprehur hapur në mbështetje të projektit të gazsjellësit rus “Rrjedha e Jugut”, edhe pse projekti ka nxitur debate dhe se shumë vende anëtare të BE-së janë tërhequr pas invazionit të fundit rus në Ukrainë.

“Maqedonia u bë pjesë e këtij projekti për të shfrytëzuar të mirat që ofrohen, dhe kjo është furnizimi me gaz natyror si burim i pastër i energjisë”, deklaroi Ivanov në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve “Itar Tass”.

Sipas tij, me realizimin e këtij projekti, biznesmenët vendor do të mund të planifikojnë realizimin e më shumë projekteve, për shkak se e kanë të qartë se kanë burim të sigurt energjie. “Edhe për ne është e rëndësishme se me këtë projekt sigurojmë stabilitet energjetik në periudhë afatgjate”, deklaroi Ivanov.

Por e ardhmja e projektit “Rrjedha e Jugut” është vënë në pikëpyetje, për shkak të qëndrimit të Bashkimit Evropian, që kërkon që vendet anëtare të heqin dorë nga ky projekt dhe të sigurohet pakoja e tretë e ashtuquajtur për energjetikë. Gazsjellësi rus “Gazprom” u dakordua të përfshijë Maqedoninë si pjesë të vendeve pjesëmarrëse që në vitin 2010.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button