Kronika

Gjendja e akseve rrugore, rekomandohet përdorimi i zinxhirit në zonat malore

aaaReshjet e shiut e të dëborës kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Transportit në zonat malore ështe ende e nevojshme përdorimi i zinxhirëve nga ana e drejtuesve të mjeteve, ndërsa gjendja në shumë rajone të vendit është duke u përmirësuar.

 Në rajonin verior Shkodër:

Në të gjitha qarqet e këtij rajoni sot ka reshje shiu. Të gjitha akset ku ka prani ngricash janë spërkatur me kripë dhe situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e kontraktorëve dhe specialistëve të Drejtorisë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës se në akset e Pukës, Tropojës dhe Peshkopisë, të bëjnë kujdes për shkak të ngricave dhe akullit në rrugë.

Në rajonin qendror Tiranë:

Sot në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht. Mbrëmë ka patur probleme me rrëshqitjet në aksin Murrash – Qafë Thanë. Vazhdon puna për pastrimin e këtij aksi në Murrash, pasi shembja ka qenë masive.

 Në rajonin jugor Gjirokastër:

Në të gjitha akset e këtij rajoni qarkullimi kryhet normalisht. Edhe në akset e Korçës nuk ka probleme për qarkullimin. Të gjithë kontraktoret e akseve janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën së bashku me specialistët e sektorit të Korçës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button