Home / Teknologji / Durr – ora që nuk mat kohën, por tregon kalimin e saj (video)

Durr – ora që nuk mat kohën, por tregon kalimin e saj (video)

Kjo orë e veçantë nuk ka akrepa apo numra digjital për të treguar sa është ora. Qëllimi i saj është që të paralajmërojë pronarin duke vibruar çdo pesë minuta për atë se si e kalon kohën.

Ora e quajtur Durr është krijuar nga dizajnerët Theo Tveteras dhe Lars Marcus Vedeler, që jetojnë në Oslo. Ata kanë ardhur tek ky rezultat pasi kanë biseduar me kolegët e tjerë për atë se sa shpejt kalon koha.

Kjo orë nuk ka asnjë element tjetër përveç një pulle që mund të ndal apo lëshoj vibrimin.

Disa njerëzve iu ka pëlqyer mjaft shumë ora, sepse i ka bërë që të kuptojnë si harxhohet koha e tyre, përderisa disa të tjerë e kanë urryer atë dhe e kanë quajtur “një vezë e lidhur në rripa”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: