Home / Kronika / Tiranë, mblidhet sërish Shtabi i Emergjencave

Tiranë, mblidhet sërish Shtabi i Emergjencave

Në prefekturën e Tiranës është mbledhur me urgjencë këtë të enjte Shtabi i Emergjencave, takimi i dytë ky brenda kësaj jave.

Mbledhja është thirrur nga prefekti Sadi Vorpsi, me qëllim koordinimin e punës dhe rritjen e gatishmërisë përballë situatës së vështirë të shkaktuar nga përmbytjet.

“Prioriteti ynë është jeta e qytetarëve dhe parandalimi i katastrofave. Sigurisë së njerëzve duhet t’u jepet rëndësi e veçantë”, ka deklaruar Vorpsi.

Ai ka kërkuar nga grupet e punës që të garantohet sa më shpejt kalueshmëria në akset rrugore problematike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: