Home / Bota / Amerika / Krijimi i vendeve të reja të punës tejkalon pritshmëritë

Krijimi i vendeve të reja të punës tejkalon pritshmëritë

Krijimi i vendeve të reja të punës në SHBA ka qenë mjaft i qëndrueshëm në muajin dhjetor, madje duke i tejkaluar gjerësisht edhe pritshmëritë e analistëve, ndërsa përqindja e papunësisë ka mbetur e pandryshuar, në nivelin më të ulët të shënuar në shtatë vite, sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Punës, të publikuara sot.

Ekonomia amerikane ka krijuar 292 000 vende pune në muajin dhjetor, ndërsa analistët i referoheshin një numri 200 000 vendesh të reja punësimi.

Përqindja e papunësisë ka mbetur e pandryshuar me pesë për qind.

Departamenti rishikoi gjithashtu një rritje të ndjeshme të të dhënave në dy muajt në vazhdim.

Leave a Reply

%d bloggers like this: