Arte

Revista shqiptare “Europa” boton numër të posaçëm për Kinën

cccDitët e fundit revista shqiptare “Europa” botoi në bashkëpunim me ambasadën kineze në Shqipëri një numër të posaçëm për Kinën. Në të përfshihen nëntë artikuj me titull “Gjendja e re ekonomike e Kinës”, “Zhvillimi i energjisë së pastër”, “Biznesi elektronik”, “Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore”, “Kultura tradicionale kineze”, “Turizmi i shtetasve kinezë jashtë vendit” etj. Artikujt e njohin lexuesin me gjendjen e tanishme të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kinës, me ecurinë e Institutit “Konfuci” në Universitetin e Tiranës, me degën e kompanisë kineze “Huawei” në Shqipëri etj.

Botimi i posaçëm për Kinën i revistës “Europa” përfshin edhe një artikull të ambasadores kineze në Shqipëri Jiang Yu, ku bëhet një paraqitje e objektivit të “Dy 100-vjeçarëve”, strategjisë së “Katër gjithëpërfshirjeve” dhe e nismave “Një Brez dhe Një Rrugë” dhe “Bashkëpunimi Kinë-Europë Qendrore e Lindore”.

Duke folur për marrëdhëniet kino-shqiptare, ambasadorja Jiang Yu vë në dukje se, megjithëse midis Kinës e Shqipërisë ka një largësi të madhe, të dy vendet kanë një miqësi tradicionale me histori të gjatë dhe janë miq besnikë. Vitet e fundit, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë të qëndueshme, besimi i ndërsjellë politik është thelluar më tej e bashkëpunimi dypalësh në fushën ekonomiko-tregtare, njerëzore, të pushtetit vendor etj. është zgjeruar më tej. Pala kineze dëshiron të bëjë përpjekje së bashku me qarqet e ndryshme shqiptare për të forcuar më tej miqësinë tradicionale, për të thelluar besimin e ndërsjellë politik dhe për të zgjeruar bashkëpunimin konkret, duke nxitur pandërprerë ngritjen e marrëdhënieve kino-shqiptare në një nivel më të lartë.

Revista “Europa” është një botim i përdymuajshëm i Institutit Shqiptar të Problemeve Ndërkombëtare dhe është një medie me autoritet e ndikim në Shqipëri. Botimi i posaçëm për Kinën është numri i parë i kësaj reviste për këtë vit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button