☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 85.84 ▲1.72%
ARI 4,553 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,287 ▲ +10.87% ETH $2,276 ▲ +18.68% XRP $1.1425 ▲ +13.65% SOL $87.4500 ▲ +13.28%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.84 ▲1.72 % ARI 4,553 ▲0.17 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 85.84 ▲1.72 % ARI 4,553 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Bota

Kina planifikon investime të mëdha në hekurudha në 2016-n

ccccAutoritetet hekurudhore në Kinë po planifikojnë të ruajnë nivelin e lartë të investimeve brenda vendit në vitin 2016, duke nxitur njëkohësisht më shumë kompani të eksplorojnë tregjet e huaja.

Në një mbledhje pune të Korporatës së Hekurudhave të Kinës të dielën në Pekin, menaxheri i përgjithshëm i kësaj korporate Sheng Guangzu bëri të ditur se Kina planifikon të investojë sivjet 800 miliardë juanë (123 miliardë dollarë amerikanë) për hekurudhat, sidomos në rajonet më pak të zhvilluara qendrore e perëndimore.

“Detyrat kryesore të punës sonë gjatë këtij viti janë: transporti i sigurt gjatë tërë vitit, investimi i 800 miliardë juanëve në pasuri fikse, rritja 10 për qind e transportit të udhëtarëve dhe 2 për qind e transportit të mallrave në krahasim me vitin e kaluar, si dhe rritja e fitimeve,” u shpreh Sheng.

Në mbledhje gjithashtu u vu theksi në projektet globale të Korporatës së Hekurudhave të Kinës, duke përfshirë edhe hekurudhën e shpejtësisë së madhe që lidh Xhakartën me Bandungun në Indonezi.

Kryetari i Grupit Ndërkombëtar Hekurudhor të Kinës Yang Zhongmin beson se ky projekt do të jetë simbol i daljes jashtë vendit të kompanive hekurudhore kineze. “Hekurudha e shpejtësisë së madhe Xhakartë-Bandung është një nga projektet më të rëndësishme të Korporatës së Hekurudhave të Kinës në tregun e huaj. Nënshkrimi i saj i suksesshëm do të bëhet një pikë referimi për investimet kineze në hekurudhat e shpejtësisë së madhe jashtë vendit dhe do të sjellë perspektiva të reja për këto investime,” tha Yang. Projekti i përbashkët kino-indonezian i hekurudhës Xhakartë-Bandung, me vlerë 5.5 miliardë dollarë amerikanë, do të vihet në zbatim sivjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.