Home / Kronika / Himarë, pronarët e ndërtimeve pa leje përleshen me inspektorët

Himarë, pronarët e ndërtimeve pa leje përleshen me inspektorët

Inspektorët e IKMT janë përballur me kundërshtimin e fortë të disa banorëve të Himarës gjatë aksionit për prishjen e dy ndërtimeve në vijën bregdetare.

Ndërtimet pengonin projektin për shëtiroren në qytetin jugor të vendit dhe bashkia ka nisur procesin e shpronësimit të tyre.

Pronarët pas 30 minutash bllokuan me forcë aksionin duke sulmuar me mjete të forta punonjësit e IKMT-së, por edhe gazetarët që po ndiqnin procesin e shkatërrimit të godinave.

Disa prej tyre pësuan edhe lëndime të lehta. Ndërkohë, është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën derisa njerëzit e revoltuar janë larguar nga objektet.

IKMT bën të ditur se aksioni do të vijojë edhe në Butrint dhe Xarrë, ndërsa javën tjetër pritet të realizohet prishja e 10 objekteve në qytetin e Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.