Home / Teknologji / Ndërron jetë babai i Inteligjencës Artificiale

Ndërron jetë babai i Inteligjencës Artificiale

Marvin Minsky, një prej pionerëve të inteligjencës artificiale ka ndërruar jetë nga hemorragjia celebrale në moshën 88-vjeçare.

Matematicieni dhe shkencëtari kompjuterik ishte një nga ekspertët më të mirë të inteligjencës artificiale. Si student, ai ndërtoi makinerinë e parë të mësimit me rrjet nervor, duke përdorur tuba vakumi.

Më 1959, bashkë me John Mc Carthy ai themeloi laboratorin e inteligjencës artificiale të Institutit të Teknologjisë së Massachusetts. Idetë e profesor Minsky janë të përhapura dhe zbatuara në një sërë fushash, gjuha kompjuterike, matematika dhe robotika.

Libri i tij i 1985, “Shoqëria e mendjes” konsiderohet si një dokument pune në eksplorimin e ndryshimeve në mekanizma që ndërvepron në inteligjencë dhe mendim. libri i tij i fundit “Makina emocionale” ofron një model të ri se si punon mendja.

Leave a Reply

%d bloggers like this: