Home / Teknologji / Facebook, video live për të gjithë

Facebook, video live për të gjithë

Edhe Facebook po punon seriozisht për videot direkte ‘in streaming’, pasi me pothuajse 1 miliardë e 600 milionë përdorues po tremb seriozisht rivalët më të vegjël si Periscope apo Meerkat.

Rrjeti social ka bërë të ditur se videot Live do të jenë të disponueshme për të gjithë përdoruesit. Për momentin ai do të jetë i vlefshëm për pajisjet Apple në SHBA. Në javët e ardhshme do të shpërndahet në nivel global.

Facebook po punon të sjellë Live dhe në platformën Android, që ka dhe më shumë përdorues.

Për të shpërndarë video live mjafton të bëni një përditësim të statusit duke zgjedhur ikonën Live Video. Mund të bëni një përshkrim dhe të përzgjidhni një grup miqsh para se të shëprndani videon drejt për drejtë.

Gjatë transmetimit live mund të shihet numri i shikuesve,emrat e miqve që janë lidhur dhe mund të shihet fluksi i komenteve. Kur të mbarojë transmetimi, ajo do të ruhet në rubrikën “Ditari”.

Videoja mund të fshihet ose të mbahet në mënyrë që miqtë ta shohin në një moment të dytë.

Videot drejt për drejtë të miqve do të dalin në News Feed-in e miqve, dhe gjatë shfaqjes mund të klikosh tek “Subscribe” për të marrë njoftime sa herë që një profil apo faqe e caktuar do të jetë live.

Leave a Reply

Your email address will not be published.