Home / Te ndryshme / 9 gjërat që mund të mos i dinit për Putinin

9 gjërat që mund të mos i dinit për Putinin

Një artikull në “Newsweek” ka treguar 9 gjëra rreth jetës së përditshme të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ben Judah, kaloi tre vjet duke hulumtuar rreth jetës së Putin, hulumtim të cilin e zbuloi në librin e tij “Fragile Empire: “How Russia Fell In and Out of Love with Vladimir Putin”.

1. Zgjohet vonë: Ai zgjohet vonë dhe ha vaktin e parë rreth mesditës. Në menynë e tij të mëngjesit gjithmonë ka gjizë dhe ai gjithashtu pëlqen vezët e thëllëzës dhe lëngun e frutave.

2. Shumicën e të menduarit të Rusisë ai e bën në pishinë: Putin gjithmonë shkon për not pas vaktit të mëngjesit pasi pëlqen të kaloj kohë i vetëm në ujë.

3. Ushtron çdo ditë: Ai ushtrohet pas notit. Preferon ngritjen e peshave kardio në palestër dhe pastaj bënë dy banjo, një të nxehtë dhe të ftohtë.

4. Nuk e pëlqen internetin. Zyra e tij nuk ka televizion dhe ai përdorë vetëm “teknologjinë e sigurt” për të komunikuar, që për Putinin janë letrat dhe linjat fikse.

5. Kërkon mirëmbajtje të lartë. Kur ai lë Rusinë, ai kërkon ushqim rus dhe me vetë gjithmonë merr shumë pastrues. Kur qëndron në hotele, ekipi i tij ndërron mbulesat dhe artikujt për tualetin duke i zëvendësuar me të ngjashme nga Kremlini. Ai nuk ha ndonjë ushqim të huaj që nuk përgatitet nga Kremlini.

6. Nuk i pëlqen të kalojë kohën në Kremlin. Putin jeton në një vend jashtë Moskës, sepse ai nuk pëlqen trafikun, ndotjen dhe “mbipopullimin njerëzor” të qytetit. Nuk i pëlqen të vizitojë Kremlinin dhe preferon të punojë në pronën e tij.

7. Bashkëpunëtorë e thërrasin “car”.

8. Nuk ka shumë jetë private. Prindërite Putin janë të vdekur dhe nga gruaja është divorcuar. Ai ka dy vajza, por ato nuk jetojnë në Rusi. Thuhet se ka femra, modele, fotografe dhe gjimnaste që “shkojnë mbrëmjeve te ai”, por këto janë vetëm thashetheme.

9. Jeta e tij është monotone, por ai preferon punën. Ai thotë se punon “më shumë se secili lider që nga Stalini”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.