Kronika

Doganat: Operacioni “Change”, arrestohet N.Haruni, administrator i firmës “N.M.S”

aaStruktura e Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Krimin e Ekonomik, Tatimet dhe Prokurorinë finalizuan sot operacionin “Change”, në sajë të të cilit u arresua shtetasi N.Haruni, administrator i firmës “N.M.S”, për veprën penale të Kontrabandës me Mallra të Tjera dhe Shkeljes së të Drejtës së Pronësisë Industriale, parashikuar nga Nenet 174 dhe 149.a i K. Penal. Ndërsa, po ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A.Mbirçe.

 Operacioni “Change” u iniciua nga Departamenti Operativ Hetimor në DPD, strukturat e të cilit në bashkëpunim me Krimin e Ekonomik dhe Tatimet kryen kontroll në magazinat e firmës “N.M.S”, në Tiranë, ku edhe u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 376 palë sandale pa faturë tatimore, për të vërtetuar origjinën e mallit, të cilat dyshohen se janë kontrabandë, si dhe 7600 palë atlete të markave Adidas, Nike dhe Lacosta, të cilat dyshohen se janë marka të falsifikuara.

Nga rakordimi i bërë në sistemin doganor rezultoi se shtetasi N.Haruni dyshohet të ketë bërë deklarime doganore të ndryshme me produktet fizike që ka importuar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore. Lidhur me këtë, strukturat e Departamentit Operativ Hetimor në DPD nisën investigimin dhe verifikimin e dokumentacionit të 3 viteve të fundit që subjekti “N.M.S” ka paraqitur pranë autoriteteve doganore në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button