Ekonomia

EXPO SUD ITALIA – Panairet nxisin bashkëpunimin e sipërmarrësve mes dy vendeve

Sipërmarrës dhe investitorë të huaj po rrisin gjithë e më shumë vëmendjen e zgjerimin e tregjeve të reja të prodhimit e tregtimit me Shqipërinë.

Më shumë se 20 sipërmarrje të vogla dhe të mesme nga zona të ndryshme të jugut të Italisë kanë ardhur në Shqipëri në kërkim të tregjeve të reja. Me iniciativë të ICE (Agjencia e Promovimit të Sipërmarrjeve Italiane), sipërmarres nga (Calabria, Campania, Sicilia e Puglia) po prezantojnë produktet e tyre në Shqipëri prej disa ditësh në qëndrat kryesore tregtare të tre qyteteve kryesore te vendit, Tiranë, Durrës, Elbasan.

Përmes kësaj eksperience të re, e të veçantë që po krijon ICE, panairet lokale rajonale po i krijojnë mundësi konsumatorit shqiptar dhe kompanive vendase të njihen me nga afër me produktet e kompanive nga jugu i Italisë, me qëllimin integrimin e bashkëpunime të ndërsjellta mes dy vendeve.

Shqipëria paraqet një shpresë konkrete për ato sipërmarrje të cilat nuk kanë eksportuar kurrë në këto tregje, deklaroi pak ditë më parë në çelje të këtij turi panairesh, përfaqësuesja e ICE-s, Gabriella Lombardi.

Në këto evente që po rrisin vëmendjen e konsumatorit shqiptarë, prezantohen produkte nga sektorë të tillë si: veshjet, pajisje shtëpiake, ndricues. Jugu italisë nuk ështe vetëm gjeografikisht afër me Shqipërine kështu që duhet punuar për të forcuar akoma më shumë marrëdhëniet ekonomike-tregtare, nënvizoi në një komunikim me median ambasadori Italian Alberto Cutillo.

Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë me 37% të shkëmbimeve tregtare te perkthyer ne vleren e mbi 2 miliarde Eurove.

Agjencia ICE, Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e firmave italiane, ka si detyrë të ndihmojë, të zhvillojë dhe të promovojë marrëdheniet ekonomike dhe tregtare italiane me jashtë me një vëmendje të veçantë kundrejt bizneseve të mesëm dhe të vegjël, konsorciumeve dhe grupimeve të tyre, dhe operon me qellimin për të zhvilluar internacionalizimin e firmave italiane dhe produkteve e shërbimeve të tyre në tregjet ndërkombëtare. Zyra e ICE në Tiranë, promovon eksportet italiane në Shqipëri dhe tërheqjen e investimeve shqiptare në Itali, ofron konsulencë në studimin e tregjeve, organizon evente promocionale dhe koordinon pjesëmarrjen e produkteve italiane në panairet kryesore shqiptare.

Zyra e ICE në Tiranë është kompetente për të gjithë zonën e Shqipërisë dhe Kosovës me një pikë përfaqësie aktive në Prishtinë. Funksoni kryesor i zyrës së ICE në Shqipëri është të ndihmojë në proçesin e ndërkombëtarizimit të firmave të vogla dhe të mesme, duke i lehtësuar ata me servirjen e informacioneve dhe shërbimeve të synuara që i ndihmojnë keto kompani të drejtohen drejt kanaleve shqiptare të shpërndajes. Shërbimet kryersore që ofron ajo janë: Shërbime Marketing, sondazhe produkti, kërkim partnerësh lokalë, kërkim partnerësh italianë dhe shqiptarë, organizim takimesh, shërbime publicitare, shpërndarje të materialeve informative, publicitet multimedial, informacione të rezervuara, Rikthim TVSH, qera për qendra biznesi, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button