Home / Kronika / Rrogozhinë, makina del nga rruga, 4 të plagosur

Rrogozhinë, makina del nga rruga, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur ditën e sotme në Rrogozhinë.

Aksidenti është shënuar në vendin e quajtur ‘Bishti i Zhurit’ ku një automjet tip BMW ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë, 4 personat që udhëtonin në të janë plagosur, 2 nga të cilët raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen rrethanave të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: