Ekonomia

Dëborë në verilindje

Drejtoritë rajonale të rrugëve njoftojnë se pasditen e djeshme dhe mëngjesin e sotëm ka patur reshje dëbore në Pukë, Peshkopi, Bulqizë dhe në qarkun e Kukësit.

Trashësia e borës arriti 15-20 cm edhe në disa rrugë nacionale. Njoftohet se është bërë pastrimi i akseve dhe po vazhdon puna për hedhjen e kripës në zonat ku ka prani të ngricave.

Të gjithë akset janë të qarkullueshëm pa zinxhirë. Në akset e tjerë është bërë pastrimi nga materialet e rëna në rrugë, për shkak të reshjeve të shiut.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka prani ngricash, në zonat e njohura për rënien e materialeve në rrugë, si dhe të kufizojnë shpejtësinë, për shkak të lagështisë në rrugë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button