Home / Teknologji / Terapia virtuale ndihmon më depresionin

Terapia virtuale ndihmon më depresionin

Një terapi e re, që e fut pacientin në një realitet virtual të një fëmije që qan të ndihmon me depresionin, sugjeron një studim i fundit.

Pacientët vendosin kufjet që projektojnë një pamje e përmasave reale të një të rrituri, e më pas të një fëmijëe.

Studimi i ri teston teknologjinë për herë të parë tek pacientë me probleme të shëndetit mendor. Projekti është pjesë e studimit të University College London.

Fraza ngushëlluese
Në eksperiment morën pjesë 15 pacientë, që trajtohen për depresion, 10 prej të cilëve ishin femra. Ata vendosën kufjet dhe iu kërkua që të identifikojnë mendërisht avatarin e tyre, i cili kopjoi edhe lëvizjet. Më pas në këtë realitet virtual pacientëve u shfaqet një fëmijë i vogël që qan dhe u kërkohet që të gjejnë fraza për ta ngushëlluar.

Pjesa më e madhe e tyre përdorin fjalë si ‘Kujto momentet e bukura që ke kaluar’, ‘Njerëzit që të duan shumë’. E më pas situata ndryshon. Ata mishërohen tek fëmija, dhe këto fraza, që janë regjistruar në realitetin virtual, u thuhet atyre.

Pjesa më e madhe e pacientëve, thonë se ky eksperiment ishte shumë reagues ndaj tyre. Nëntë nga 15 prej tyre regjistruan reduktim të nivelit të depresionit. Ndërsa pjesa tjetër nuk ka pasur asnjë reagim.

Autori i studimit, prof. Chris Brewin i quan rezultate premtuese në luftën kundër depresionit, në terma afatgjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.