ParlamentarePolitika

Berisha: Cani, viktimë e refuzimit të konçesionit të TVSH-së

Ish-kryeministri Berisha, në fjalën e tij në seancën plenare ka kujtuar grevën e studentëve kundër regjimit komunist dhe rëndësinë që ajo pati për Shqipërinë në vazhdim.

“Studentët do të pushtonin zemrat e shqiptarëve për kauzën e tyre. Ata nuk mund të studionin në universitetin që mbante emrin e satanit, e Hitlerit të pas-Luftës së Dytë Botërore, që u kishte bërë shqiptarëve të zezat më të mëdha se çdo pushtues. Studentët i prenë kokën dhe tërhoqën zvarrë shtatoren e diktatorit”, ka thënë Berisha.

Duke dënuar ekzekutimet politike që u kryen atëherë, ish-kryeministri ka dënuar edhe “heshtjen e nipit të Spiro Kolekës, që do ta kalojë këtë ditë pa asnjë vlerësim e asnjë nderim, në një kohë kur kjo është dita e kujtesës kombëtare”.

“Kjo është dita e cila shndërroi në opozitë të vërtetë opozitën shqiptare”, ka thënë Berisha.

Më tej ai ka prekur edhe vizitën e sekretarit të Shtetit, John Kerry, duke akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë për mashtrim të qytetarëve mbi motivet e kësaj vizite.

“Iu referova këtu disa herë çështjes së muxhaheidinëve. Njeriu më i pafytyrë mu drejtua këtu dhe më tha gënjeshtar. Unë do të shprehja solidaritet për një vendim që e konsideroj vazhdim të një vendimi tjetër të nisur më parë. Është e turpshme që qytetarët të mos dinë asgjë. Ju u tallët gjithë ditën, u desh komunikata e Departamentit të Shtetit për të dalë e vërteta”, ka thënë Berisha.

Më tej Berisha ka komentuar edhe shkarkimin e ministrit Cani, duke thënë se, ai ishte viktimë e refuzimit të pranimit të skemës së TVSH-së.

“Cani u shkarkua sepse nuk pranoi një akt të madh korruptiv”, ka thënë Berisha, i cili ka akuzuar ministrin Ahmetaj se në detyrën e re do të realizojë aferën e kryeministrit.

“Ahmetaj nuk ka idenë e parimeve kyçe të doktrinës financiare. Nuk mund të lejojmë që kryeministri të vjedhë shqiptarët me skemën e TVSH-së. Shkrimet investigative treguan përfshirjen e vëllait të kryeministrit”, ka shtuar Berisha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button