Home / Arte / Libri / Çmimi “Man Booker Prize” / Shpallet lista me 13 librat në garë

Çmimi “Man Booker Prize” / Shpallet lista me 13 librat në garë

Man-Booker-610x350“To Rise Again at a Decent Hour” nga Joshua Ferri , “The Narrow Road to the Deep” nga North Richard Flanagan, “We Are All Completely Beside Ourselves” nga Karen Joy Fowler, “The Blazing World” nga Siri Hustvedt, “J” nga Howard Jacobson, “The Wake” nga Paul Kingsnorth, “The Bone Clocks” nga David Mitchell, “The Lives of Others” nga Neel Mukherjee, “Us” nga David Nicholls, “The Dog” nga Joseph O’Neill, “Orfeo” nga Richard Powers, “How to be Both” nga Ali Smit” dhe ”History of the Rain” nga Niall Williams,  janë librat dhe autorët e zgjedhur që garojnë këtë vit për çmimin “Man Booker Prize” .

Gjykatësit të cilët do të zgjedhin, vlerësojnë e shpallin edhe çmimin e këtij viti janë Sarah Churchwell, Daniel Glaser, Jonathan Bate, Alastair Niven dhe Erica Wagner nën kryesinë e filozofit Anthony Grayling të cilët pas shumë diskutimeve, kanë zgjedhur e publikuar 13 librat garues, prej të cilëve 4 prej tyre vijnë nga 4 autorë Amerikanë, 6 prej tyre nga 6 autorë Britanikë, 2 nga 2 shkrimtarë Irlandezë, dhe 1 nga 1 shkrimtar Australian.

 

 

Gjyqtarët do të takohen përsëri për të reduktuar listën e librave në garë nga 13 në 6, të cilët do të shpallen të martën e 9 shtatorit, .

Në 14 tetor romani fitues do të prezantohet e shpallet live në Televizionin BBC në orën 22:00 me një lidhje të drejt përdrejtë nga daraka që do të mbahet me këtë rast në ambjentet e “London’s Guildhall’

“Man Booker Pri8ze” , çmimi që jepet për romanin më të mirë të vitit në mendimin e gjyqtarëve, ka jnë vlerë prej 50,000 £ të cialt i shkojnë fituesit.

Vitin e kaluar çmimin e ka fituar autorja Eleanor Catton me librin “The Luminaries”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: