Ekonomia

BERZH: SME-të po luftojnë për të pasur akses në financime

eeeeeNë strategjinë e re për Shqipërinë, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka dedikuar një pjesë të mirë zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas këtij dokumenti kushtet për të bërë biznes në Shqipëri vazhdojnë të jenë sfiduese. “Në veçanti SME-të po luftojnë për shkak të kombinimit të aksesit të kufizuar në financa, korrupsionit dhe pasigurisë për çështjet e të drejtave të tokës dhe pronësisë. Aktivitetet informale janë të përhapura gjerësisht, duke penguar përpjekjet e kompanive që janë të gatshme të zbatojnë rregullat dhe të funksionojnë sipas ligjeve. Është e nevojshme mbështetjea e konkurrueshmërisë së sektorit privat duke zgjeruar krijimin e vlerës, lehtësuar aksesin e SME-ve në financime”, thuhhet në strategji.

Banka bënë të ditur se do të  mbështesë korporatat dhe SME-të në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet financimit të borxhit dhe financimit të kapitalit; si dhe do të ofrojë këshillim për biznesin, me synimin e forcimit të konkurrueshmërisë ndërmjet ndërmarrjeve nëpërmjet përmirësimit të aftësive, investimeve në teknologjitë moderne, investimeve me eficencë energjetike dhe të qëndrueshme, qeverisjes së mirë, praktikave dhestandardeve më të mira të biznesit.

Gjithashtu, banka bën të ditur se do të ndihmojë për rifillimin e kreditimit për sektorin privat nëpërmjet produkteve me ndarje risku dhe linja të dedikuara kreditimi me bankat tregtare, dhe nëpërmjet angazhimit në këshillim për politikat për zgjidhjen e huave të këqija.

BERZH thotë se o të zgjerojë aktivitetet e saj nën nismën për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen (ICGI).

Nga viti 2014, banka ka nisur 67 projekte këshillimore, nga të cilat 61 kanë qenë me konsulentë lokalë që janë përqendruar kryesisht në marketing, teknologji informacioni dhe omunikimi (ICT), strategji dhe menaxhim cilësie, dhe 6 me këshilltarë ndërkombëtarë te fokusuar ne  përmirësimin e operacioneve, eksportet dhe Ndërmarrjet që përfituan nga shërbimet këshillimore rritën mesatarisht xhiron me 13%, produktivitetin me 8%, ndërsa e kanë hapur 530 vende pune.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button