Home / Kronika / Itali, kapet banda shqiptare e grabitjeve; 4 në pranga

Itali, kapet banda shqiptare e grabitjeve; 4 në pranga

Karabinierët në qytetin e Torinos, në Itali, kanë neutralizuar një bandë shqiptare, përgjegjëse për 21 vjedhje e grabitje të kryera kryesisht në vila, në gjithë rajonin e Piemontes.

Sipas agjencive italiane të lajmeve, në pranga kanë rënë 4 persona. Grupi lëvizte në bordin e një “Audi” model “TT”, me ngjyrë të bardhë dhe vepronte kur njerëzit ndodheshin në shtëpi, shpesh herë duke ushtruar dhunë.

Në kuadër të të njëjtit operacion, i nisur 6 muaj më parë, ishin arrestuar 9 shtetas shqiptarë që në tërësi përbënin 3 banda të specializuara në vjedhje e grabitje, po në Piemonte.

Burimet mediatike shtojnë më tej se karabinierët kanë rekuperuar 20 automjete të vjedhura.

Leave a Reply

%d bloggers like this: