Home / Kronika / Kapshticë, policia dërgon forca speciale në pikat kufitare me Greqinë

Kapshticë, policia dërgon forca speciale në pikat kufitare me Greqinë

Disa dhjetëra policë të FNSH janë vendosur në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek pas kërkesës për asistencë të drejtorisë së kufirit në qarkun juglindor.

Intensifikimi i masave dhe kontrolleve në kufi pas alarmit për mbërritjen e klandestinëve sirianë në Shqipëri vijon të rritet dita-ditës paralelisht me presionin e mbërritjes së këtyre klandestinëve në vendin tonë. Përveç forcave të FNSH të cilat monitorojnë në mënyrë të pandërprerë vijën e gjelbër edhe vetë patrullat e kësaj pike të pajisura edhe me kamera nate, përveç kufirit janë vendosur në disa prej fshatrave në zonën e Devollit.

Ndërkaq pavarësisht se klandestinët ende nuk kanë hyrë në territorin tonë pushteti vendor më herët kanë caktuar vendin ku do të vendosen refugjatët.

Ndërtesa, e cila ka shërbyer si repart ushtarak në afërsi të Kapshticës dhe që prej kohësh ishte marë nga një firmë e përpunimit të Hekur Nikelit do të shërbejë si vendstrehim për këta klandestinë ndërsa ende aty nuk janë marrë masa konkrete pasi sipas autoriteteve nuk ka orientime të mirë përcaktuara lidhur me mbërrritjen e refugjatëve apo masave që do të ndërmeren për strehimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.