Home / Arte / Tri shqiptare synojnë kurorën e bukurisë së Gjermanisë [foto]

Tri shqiptare synojnë kurorën e bukurisë së Gjermanisë [foto]

Në mesin e 15 bukurosheve që marrin pjesë në garën e “Miss Universe Gjermania” janë edhe tri vajza shqiptare. Martina Ivezaj, Albana Nocaj dhe Valmira Krasniqi janë në garë për të fituar kurorën e më të bukurës së Gjermanisë e cila ia mundëson përfaqësimin në “Miss Universe 2014”.

miss

Ndërsa Martina Ivezaj dhe Albana Nocaj janë të njohura për publikun gjerman me pjesëmarrje të ndryshme në evenimente të bukurisë në Gjermani, ku jo rrallë edhe janë shpërblyer me çmime kryesore, për Valmira Krasniqin kjo duket një përvojë e re, përcjell albinfo. Valmira ka bërë ftesë publike përmes rrjetit të saj social ku ka kërkuar në gjuhën shqipe mbështetjen e shqiptarëve.

“Të nderuar familjarë, shoqëri dhe dashamirës. Kam fatin të jam në mesin e 15 bukurosheve të ‘Miss Universe Gjermania’. Vota e juaj do të më dërgonte direkt në Top 10. Do të isha shumë mirënjohëse dhe falënderuese për mbështetjen tuaj”, ka shkruar 18 vjeçarja Krasniqi që banon në Heilbron të Gjermanisë.

Të gjithë ata që dëshirojnë të votojnë tri kandidatet shqiptare këtë mund ta bëjnë deri më 15 gusht në faqet zyrtare te Miss Universe Germany apo në faqet e rrjeteve sociale, ku 10-të femrat më të votuara do të garojnë me 30 dhe 31 gusht në natën finale për kurorën e më të mirës në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.